Prishtina - Dukagjini, luftojnë për vend të pestë! Gashi: Na pret një kundërshtar i vështirë

Futboll

Prishtina - Dukagjini, luftojnë për vend të pestë! Gashi: Na pret një kundërshtar i vështirë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:00
Kushtrim Gashi në veprim

Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi luhet nesër (13.00) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina zë vendin e pestë me 34 pikë e Dukagjini të gjashtin me 31 sosh.

Futbollisti i Prishtinës, Kushtrim Gashi, shpreh bindjen se do të marrin pikët e plota.

Ai flet për faqen e FC Prishtina: “Na pret një kundërshtar i vështirë, sidomos këtë periudhën e fundit, çka na bënë të jemi shumë të përgjegjshëm dhe me seriozitetin më të madh t’i qasemi ndeshjes për të fituar takimin.

Duhet të jemi shumë cinik, në ato raste që na jepet mundësia, t’i shfrytëzojmë maksimalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat