Shala: Kjo fitore na fut në hap të mirë në garën për mbijetesë

Futboll

Shala: Kjo fitore na fut në hap të mirë në garën për mbijetesë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:26
Burim Shala

Fushë Kosova ka vazhduar me paraqitje fantastike në pranverë, teksa ka marrë një tjetër fitore të madhe.

‘Pampurat’ kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit, duke shtuar gjasat për mbijetesë.

Burim Shala ka folur pas ndeshjes duke thënë se kjo fitore i fut ata seriozisht në garë për mbijetesë dhe se ky triumf ndaj Ballkanit tregoi se fitorja ndaj Dritës nuk ishte rastësi.

“Dallimin në këtë ndeshje e bëri disiplina taktike e treguar nga lojtarët e mi.

Ata i zbatuan detyrat me angazhim maksimal. E kanë kryer punën dhe morën më të mirën”.

“Kjo fitore na fut në hap të mirë në garën për mbijetesë. Dhe, tregoi se fitorja ndaj Dritës nuk ishte rastësi”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat