Plot 4 lojtarë janë në listën e tyre

Futboll

Plot 4 lojtarë janë në listën e tyre

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:02
Real Madrid

Real Madrid ka ende një sërë situatash rinovimi kontratash për të zgjidhur këtë verë dhe klubi spanjoll po mendon se çfarë duhet të bëjë me këta lojtarë.

Megjithatë, Arabia Saudite mund të jetë një faktor mbi të cilin ata mund të mbështeten, duke u futur në negociata për të shitur lojtarët e tyre.

Në rastin e Luka Modric, ai refuzoi sauditët verën e kaluar për të qëndruar te Reali, por nuk pritet të vazhdojë marrëveshjen e tij për shkak të mungesave të minutave si titullar këtë sezon.

Mesfushori kroat dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe synon Kupën e Botës 2026, por nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën në Europë, apo diku tjetër, ashtu siç është është ende pas tij Arabia Saudite.

Lucas Vazquez është gjithashtu pa kontratë në fund të këtij sezoni, por një seri paraqitjesh të forta kanë bindur ‘Los Blancos’ të rinovojnë kontratën e tij për një vit shtesë.

Nacho Fernandez thuhet se nuk po shihet ‘sy më sy’ me Carlo Ancelottin dhe 34-vjeçari mund të ketë mungesë të mundësive vitin e ardhshëm, pasi ai është padyshim zgjedhja e katërt në qendër të mbrojtjes.

Sipas gazetës ‘Marca’, rasti më interesant është ai i Ferland Mendy. Mbrojtësi francez pritet të dalë në shitje nga Real Madrid, i cili dëshiron ta zëvendësojë me Alphonso Davies. Ai është lojtari i vetëm për të cilin sauditët do të duhet të negociojnë pasi i ka mbetur edhe një vit në marrëveshjen e tij, por Mendy nuk ka treguar interes për t’u larguar dhe e di se ka besimin e Ancelottit.

‘Los Blancos’ pa dyshim do të shpresojnë për një shitjen e 28-vjeçarit nëse Davies arrin dhe Arabia Saudite ofron mjaftueshëm para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat