Maicon: Morata dhe Griezmann janë të paparashikueshëm

Futboll

Maicon: Morata dhe Griezmann janë të paparashikueshëm

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:49
Maicon

Gjatë një interviste të gjatë dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Interit, Maicon foli kështu mbi përbërësit e nevojshëm për të festuar një tjetër kualifikim të skuadrës zikaltër në Champions, e angazhuar këtë mbrëmje në Madrid kundër Atletico:

“Na duhet një kualifikim me zemër dhe kokë, duke qëndruar gjithmonë në rrugën e duhur. Të shikosh Interin e Inzaghit është gjithmonë kënaqësi, edhe në ndeshje të vështira si kjo”.

A e dini që në ‘Appiano’ thonë se Marcus Thuram tani sjell të njëjtin gëzim si ju?

Ju mund ta shihni se francezi është një person pozitiv. Edhe si sulmues, të gjithë e zbuluam këtë. Ai i çon mbrojtësit ku të dojë, mbron topin, di të shkëmbejë pozicionet dhe madje njeh golin. Është një lojtar surprizë, njeri gazmor.

Karakteri i gëzuar gjithmonë të ndihmon për të qëndruar në grup. Në vitin e tripletës, sapo arbitri i binte bilbilit, ne bëheshim luftëtarë, por para dhe pas kemi bërë gjithmonë shaka.

Ama, nuk do të ketë vend për shaka sonte ndaj Atletico Madridit…

Jo, aspak, sepse është një transfertë shumë e vështirë. Morata dhe Griezmann janë të paparashikueshëm.

Në ndeshjen e parë, Interi tregoi se ishte superior, por nuk shënoi golin e dytë, që e meritonte.

Tani duhet të luajë me një avantazh minimal, në një ambient shumë të nxehtë. Është ndeshje klasike që duhet menaxhuar pa ankth, por Inzaghi ka treguar se mund ta bëjë këtë. Nëse kualifikohet, besimi rritet shumë tek Interi për më tej në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat