Batatina: Fitoret e tilla i karakterizojnë ekipet kampione

Futboll

Batatina: Fitoret e tilla i karakterizojnë ekipet kampione

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:50
Tahir Batatina

Fitoret e arritura si ajo e Llapit ndaj Gjilanit të shtunën në “Zahir Pajaziti”, i karakterizojnë skuadrat kampione, ka thënë pas ndeshjes trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina.

“Kur fitohen ndeshje si kjo, duhet gëzuar.

Pranuam një gol që nuk u desh. Ishim në presion, por bëmë maksimumin.

Bëmë ndryshim të skemës dhe fitore të tilla tregojnë që rruga drejt kreut të tabelës është e mundshme.

Mendoj se fitoret e tilla i karakterizojnë ekipet kampione. Jam i lumtur me grupin e lojtarëve që treguan karakter.

Është e rëndësishme që dy sulmuesit shënuan gola. Gjilani ka skuadër të mirë dhe ka grup me individ që mund ta bëjnë diferencën.

Këtë fitore dua t’ua dedikoj gjithë tifozëve të Llapit. Mendoj se këta e meritojnë t’i gëzojmë me titull kampioni”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat