Mbappe drejt Real-it, Barcelona kundërpërgjigjet

Futboll

Mbappe drejt Real-it, Barcelona kundërpërgjigjet

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:32
Mbappe

Sipas Todo Fichajes, Barcelona e ka kthyer vëmendjen te Paulo Dybala për të rivalizuar nënshkrimin e Kylian Mbappe nga Real Madrid.

Mbappe thuhet se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave, francezi do të përfundojë në Real Madrid.

Barcelona, megjithatë, po e mban të hapur kërkimin për një sulmues dhe Paulo Dybala i Roma-s duket se ka dalë në radarin e tyre.

Argjentinasi ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë euro në kontratën e tij, duke e bërë atë financiarisht të përballueshëm për gjigantët katalanas, të cilët janë në një situatë të vështirë financiare.

Megjithatë, lojtari pritet të kërkojë një pagë të konsiderueshme. Sipas raportit të lartpërmendur, spanjollët mund të mendojë të shesin njërin mes Raphinha, Frenkie de Jong, apo edhe Pedri për të përmbushur kërkesat ekonomike të Dybala.

Dybala, 30 vjeç, ka qenë në formë të mirë për Roman këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asiste në 27 ndeshje në të gjitha garat. Ndërsa ka një kontratë me klubin e Serie A deri në fund të sezonit 2024-25, argjentinasi është përfolur për një largim gjatë verës.

Përveç Barçës, edhe klube nga Anglia, Spanja dhe Italia po ndjekin Dybala. Sipas raporteve të shumta, lojtari mendon se Romas i mungon një projekt ambicioz pas largimit të Jose Mourinhos në mes të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat