Sukseset në Europë, Seria A është shumë pranë skuadrës së pestë

Futboll

Sukseset në Europë, Seria A është shumë pranë skuadrës së pestë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Paraqitjet e skuadrave italiane këtë javë në turnetë ndërkombëtarë, i kanë dhënë një tjetër shtysë Serisë A, që është shumë pranë sigurimit të një vendi ekstra në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, duke shkuar nga 4 në 5 skuadra.

Fitoret e Milanit, Romës dhe Fiorentinës, të cilëve u shtohet barazimi i Atalantës, kanë ndihmuar italianët të thellojnë diferencën me Gjermaninë që i ndjek në renditjen e përkohshme të UEFA-s për sezonin e fundit.

Që nga edicioni i ardhshëm me ndryshimin e formatit të Ligës së Kampioneve, dy vende në fazën në grupe i shkojnë kampionateve që kanë bërë më mirë në arenën ndërkombëtare në vitin paraardhës.

Aktualisht, Italia është ajo që mban vendin e parë sezonal falë paraqitjes së klubeve të saj që po regjistrojnë rezultate të rëndësishme. Ajo është e avantazhuar për vendin e parë shtesë pasi ka 16,571 pikë.

Kampionati që e ndjek më afër, në vendin e dytë që do të siguronte edhe ai një ekip shtesë në Champions, është ai gjerman me koeficientin 15,500.

Më pas vijnë me radhë Anglia (14,625), Franca (14,416) dhe Spanja (13,437) të cilat duken se kanë shanse reale për të tentuar vendin e parë. Vetëm ndonjë çudi shumë e madhe mund të bënte që një nga vendet shtesë t’u shkonte Çekisë (13,000), Belgjikës (12,400), Turqisë (11,500), Portugalisë (10,166) apo Holandës (10,000).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat