Qarri e Mëhidri të dëmtuar te Vllaznia

Futboll

Qarri e Mëhidri të dëmtuar te Vllaznia

Më: 8 mars 2024 Në ora: 18:00
Portierët e Vllaznisë

Vllaznia u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 dhe fitoi të dytën 6-1 ndaj Erzenit, megjithatë të dy këto takime kanë pasur jo pak kosto për shkodranët, teksa në sfidën e parë u dëmtua portieri titullar, Kristi Qarri, pasi pati rpboleme n shpatull, ndërsa në të dytën zëvendësuesi, Jurgen Mëhidri, i cili pësoi një tërheqje muskulare.

Në të tilla rrethna, “Kuqeblutë” dhe tekniku, Qatip Osmani kanë vendosur të hedhin në fushën e blertë një lojtar, me goxha perspektivë,

18-vjeçarin, Aron Jukaj, me këtë të fundit, që e aktivizoi disa minuta edhe në përballjen ndaj Erzenit, pas dëmtimit të Mëhidrit dhe mesa duket ndaj Skënderbeut pritet të jetë debutimi i madh në Superiore.

Kështu, Jukaj pritet të luajë titullar në sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Skënderbeut në Korçë, teksa trajneri Qatip Osmani shpreson të rikuperojë sa më shpejt Kristi Qarrin, duke qenë se Mëhidri pritet të mungojë më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat