Barcelona tenton “yllin” e Romës

Futboll

Barcelona tenton “yllin” e Romës

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:48
Dybala e Lukaku

Katalanasja Sport.es raporton se Paulo Dybala mund të transferohet te Barcelona gjatë merkatos verore. Argjentinasi pritet të largohet nga Roma nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Dhe klauzola prej vetëm 12 mln eurosh për klubet jashtë Serie A, lehtëson kalimin e 30-vjeçarit në “Camp Nou”. Barcelona e sezonit të ri nuk do të ketë Xavin në pankinë.

Me këtë të fundit që kohë më parë u shpreh se Dybala është një futbollist i mbivlerësuar dhe i panevojshëm për Barcelonën. Por Xavi do të largohet në fundin e këtij sezoni.

“Prioriteti i kampionit të botës është Spanja, pavarësisht se ka disa oferta edhe nga Premier League”, shkruan e përditshmja iberike.

West Hami është një nga klubet angleze që është gati të paguajë klauzolën e mesfushorit të avancuar, ndërkohë që pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.

Gjithsesi, Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, po e mendon seriozisht pagimin e 12 mln eurove për kartonin e një futbollisti që vlen më tepër se kjo shumë.

Gjatë këtij sezoni, edhe pse është dëmtuar disa herë, Dybala ka arritur të shënojë 13 gola dhe të dhurojë 7 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat