Shkëndija përballet me AP Brera Strumicën

Futboll

Shkëndija përballet me AP Brera Strumicën

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:55
Shkëndija

Me optimizëm dhe vetëbesim, por pa eufori trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri kërkon nga futbollistët tu qasen sfidave në vazhdim.

Edhe 12-të duele përcaktuese për titullin kampion kanë ngelur para kuqezinjëve, që në xhiron e 22 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të luajnë në Turnovë me AP Brera Strumicën. 

"Pas spektaklit të së dielës në Tetovë dhe fitores 3:0 ndaj Vardarit, futbollistët e Shkëndijës janë në moment pozitiv, mirëpo hapsirë për tu relaksuar nuk ekziston duke kaluar direkt nga sfida në sfidë.

Me qëllimin e vetëm titullin kampion, çdo ndeshje e radhës ka vlerë kapitale. Kështu, pas fitores ndaj Vardarit, gjithë vëmendja u kthye ka ndeshja e të mërkurës me AP Brera. 

Ekipi nga Strumica shquhet për stabilitet dhe formacion relativisht të ri. Lojtarë kualitativ, por me moshë të re gjen në formacionin e Brerës. Në këtë duel vijnë nga humbja 2:0 në fushë të Gostivarit, derisa paraprakisht kishin fituar si mysafir 1:0 Sileksin dhe në Turnovë 3:0 Makedonija Gj.P.. 

Skuadra

Katër mungesa ka trajneri Beqiri për transfertën me Brerën. Reshat Ramadani ka edhe një ndeshje pezullim pas kartonit të kuq me Gostivarin, Klisman Cake të dielën ndaj Vardarit kompletoi 5 kartona të verdhë dhe pezullohet për një ndeshje, ndërsa Stefan Kocev dhe Fiton Ademi dolën të lënduar dhe pritet ekzaminimet të tregojnë shkallë  e dëmtimeve. 

Ndeshja AP Brera-Shkëndija luhet të mërkurën në Turnovë të Strumicës me fillim në orën 14:00", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat