Çfarë po ngjan me Rrahmanin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Rrahmanin?

Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:41
Amir Rrahmani

Mbrojtësi ynë Amir Rrahmani nuk do të mund ta ndihmojë Napolin në ndeshjen e radhës kundër Torinos.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, pësoi një lëndim në ndeshjen Napoli-Juventus (2-1).

Kampionët në fuqi të Italisë përmes një njoftimin, kanë konfirmuar lëndimin e yllit të Kosovls.

“Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim e Napolit.

Rrahmani konsiderohet një nga lojtarët më të mirë tek “napolitanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat