Dramë në ‘Diego Armando Maradona’, Juventusi gjunjëzohet nga Napoli i Rrahmanit 

Futboll

Dramë në ‘Diego Armando Maradona’, Juventusi gjunjëzohet nga Napoli i Rrahmanit 

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Napoli ka arritur një fitore me mund të madh por shumë të ëmbël në duel me Juventusin, që u zhvillua në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.  

Napoli ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Juventusit, në takimin e javës së 27-të të Serie A. 

Juve pati mundësi në fund të barazojë por shpërdoruan një rast ideal.

Në minutën e 42-të, Kvaratskhelia shënoi për 1:0. 

Chiesa në minutën e 81-të brenda 16 shit me goditje të fortë e përtoke ka barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 87-të Osimhen dështoi nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Szczesny por topin e rikthyer e futi në rrjetë Raspadori, 2:1. 

Reprezentuesi i Kosovës është paraqitur titullar për Napolin dhe është zëvendësuar në minutën e 65-të.

Juventusi zë vendin e dytë me 57 pikë e Napoli të 7-tin me 43 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat