Kida: Hazrollaj është vendimtar

Futboll

Kida: Hazrollaj është vendimtar

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:15
Qëndrim Kida

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, e shënoi fitoren e katërt rresht në stinorin pranveror dhe është i kënaqur për këtë të arritur.

Malisheva mposhti Gjilanin në udhëtim me “hat-trick” të Drilon Hazrollajt, 3:2.

“Kemi një ecuri të mrekullueshme të ndeshjeve dhe kemi arritur rezultate të mira.

Filluam me një ngërç në ndeshje dhe për shkak të një moskomunikimi pranuam gol.

Por më pëlqeu karakteri i ekipit. Krijuam shumë raste në pjesën e parë por merita pati edhe portieri.

Gjithçka u takon këtyre djelmoshave. Jam i kënaqur shumë me karakterin dhe mënyrën e lojës. Zëvendësimet po sjellin freski.

Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë me kualitet. Puna me Drilonin është kënaqësi. Ai ka karakter të jashtëzakonshëm por është në fillimet e karrierës.

Edhe kur mendon se ai është i lodhur, ai është vendimtar dhe i jashtëzakonshëm brenda zonës. Do të mundohemi të vazhdojmë me lojë të mira. Evropën nëse mundemi ta arrijmë mirë, nëse jo, vetëm do të mundohemi të shfaqim lojë të mira si kjo”, ka theksuar Kida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat