Martini: Shkojmë për gjithçka në Kupë

Futboll

Martini: Shkojmë për gjithçka në Kupë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:25
Edi Martini

Teuta ka fituar 3 me 0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, sfidë e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Me këto 3 pikë, durrsakët dalin nga zona e ftohtë, duke i marrë vendin e tetë shijakasve.

Në fundin e ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Teutës, Edi Martini.

Si e kishit përgatitur ndeshjen? “Shumë e rëndësishme në këto derbi dhe kushte, kujdes dhe qetësi lojtarëve. Të shfrytëzonim momentet, kishim punuar me goditjet standarde. E dinim se ndeshje e vështirë, pavarësisht se në fushë u bë e lehtë. Nuk kishim presionin e kundërshtarëve”.

Mbrojtësit e gjatë? “Jazxhi dhe Gjini janë të kompletuar jo vetëm me kokë, po dhe këmbë. Duhet dhe pak më tepër të përmirësohen”.

Dëmtimet? “Me thënë të drejtën kisha frikë se po ta shihni në stol kisha Kotobellin, Arifin, që nuk do doja t’i rrezikoja. Dhe Daja na u kthye nga lëndimi. Do kisha dëshirë t’i ndërroja më përpara disa nga titullarët, po kisha lojtarë të dëmtuar në nxemje. Jam i kënaqur që nuk i futa në lojë se është kohë e mirë e rikuperimit deri të mërkurën.

Nuk pësuat gol, sa të gëzon? “Kemi humb vetëm Vllazninë 2 me 1, por nga ndeshja në ndeshje, ka rëndësi që djemtë të rrisin besimin. Kur nuk pëson gol, të jep besim të shkosh më përpara.

Ndeshja në Kupë. “Ndeshje e rëndësishme. Mënyra e vetme të hysh në Europë përmes saj, dhe djemtë e dëmtuar do bëjnë maksimumin. Tentojmë gjithçka për gjithçka”.

Vllaznia për titull? “E kam thënë se Vllaznia ka ekipin më të mirë të tentojë titullin kampion. Ka djem të mirë dhe tifozëri të mrekullueshme. M’u bë qefi që fituan 3 me 1″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat