Barcelona synon të nënshkruajë me Dimitrievskin

Futboll

Barcelona synon të nënshkruajë me Dimitrievskin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:57
Dimitrievski

Barcelona raportohet se ka rikthyer interesimin për portierin e Rayo Vallecanos, Stole Dimitrievskin.

“Blaugranët” synojnë që të nënshkruajnë me një portier, pasi nuk janë të kënaqur me portierin e tyre të dytë, Inaki Pena.

Sipas “Mundo Deportivo”, krerët e klubit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për spanjollin në verë.

Dhe, në rastin e gjetjes së një blerësi, Barça ka identifikuar tashmë zëvendësuesin ideal të Penas, me Dimitrievskin që ka përfunduar në radarin e klubit katalanas.

Maqedonasi shihet si zëvendësues ideal, duke marrë parasysh edhe faktin se në verë ai do të mbetet lojtar i lirë.

30-vjeçari ishte afër nënshkrimit për Barcelonën në vitin 2022, por që lëvizja kishte dështuar pasi portieri i atëhershëm i Barcelonës, Neto, kishte refuzuar të largohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat