Inter programon të ardhmen

Futboll

Inter programon të ardhmen

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:31
Interi

Programimi në avancë është një ndër sekretet e Interit të këtyre viteve të fundit, metodologji pune në merkato që për shembull shihet edhe për verën e 2024, ku janë siguruar që tani me parametra zero Taremi dhe Zielinski që do të zëvendësojnë Sancez dhe Sensin.

Klub i zikaltër gjithsesi shkon edhe më tej, dhe është duke punuar për qershorin e 2025, kur dy protagonistë të mbrojtjes si De Vrij dhe Acerbi do të kenë kontratat në skadencë me italianin që do të jetë 37 vjec dhe holandezin 35, dhe nuk është e thënë që kontratat të rinovohen, ose ndoshta mund të vijë zgjatja e bashkëpunimit vetëm për njërin prej tyre.

Për këtë arsye, sipas mediave italiane Marotta dhe Ausilio, po studiojnë profilet për mbrojtjen e së ardhmes te Interi, një projekt ku janë shumë të qartë. Nëse do të mund të gjedhin pa kufizime të natyrës ekonomike, drejtuesit zikaltër do të besonin te dy emra, Giorgio Scalvini dhe Alessandro Buongiorno.

Italianë, të rinj dhe në përmirësim të vazhdueshëm por edhe me kosto të larta të kartonave duke qenë se si Atalanta ashtu dhe Torino nuk zbresin poshtë vlerësimit prej 40 milionë eurosh për secilin prej tyre.

Kjo pa llogaritur që pas një viti, ndoshta do të përpihen nga konkurenca duke qenë se Scalvini i pëlqen shumë Napolit ndërsa Buongiorno Milanit. Alternativat gjithsesi nuk mungojnë, edhe jashtë Italisë.

Dy talentet që po vëzhgohen nga Inter, janë Leny Yoro, 18 vjecari i Lille që i pëlqen edhe Paris Saint-Germain dhe Realit të Madridit dhe Jorrel Hato, 17 vjecar i Ajaksit që kërkohet nga Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat