Humbi betejën për jetën, ndahet nga jeta kampioni shqiptar i atletikës

Futboll

Humbi betejën për jetën, ndahet nga jeta kampioni shqiptar i atletikës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Ditën e djeshme, mbylli sytë njëherë e përgjithmonë, kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikë dhe 100 m/p Klement Lutfiu.

Ai nuk është më, lamtumira e tij ishte e heshtur, në një betejë disa mujore për jetën, e cila nuk u fitua nga Klement Lutfiu.

I pasionuar pas biçikletës, para pak kohësh u aksidentua nga një makinë, duke udhëtuar në rrugët e Stambollit.
Aksidenti ishte me pasoja katastrofike, megjithë përpjekjet e mjekëve turq.

Mendi ynë, siç e thërrisnin miqtë, nuk ia doli. Mbrëmë, rreth moshës 68-vjeçare, ai mbylli sytë, duke lënë pas tij “bëmat” e tij sportive, emrin e një kampioni të veçantë në atletikën shqiptare dhe kujtimet për të…

Mbrëmë në Stamboll, zemra e tradhëtoi kampionin tonë Klement Lutfiu, atletikës shqiptare do t’i mungojë një tjetër legjendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat