Tre muaj pa humbje

Futboll

Tre muaj pa humbje

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

10 ndeshje radhazi pa humbje kanë bërë që Laçi të konsolidojë pozitat e tij në mesin e tabelës.

Kurbinasit nuk humbasin që nga 2 dhjetori, kur mundeshin nga Dinamo.

Një ecuri pozitive që i mban bardhezinjtë 5 pikë larg zonës së rënies dhe 4 nga “play-out”-i. Po pesë pikë është dhe vendi i katërt, objektiv i klubit kurbinas.

Djemtë e Josës kanë marrë vetëm 2 fitore gjatë këtyre 10 ndeshjeve, pasi 8 takime kanë përfunduar në barazim. Trajneri Josa ka krijuar një skuadër luftarake që qëllim në çdo ndeshje ka minimalisht të mos dalë pa pikë.

Laçi do të luajë me Skënderbeun, skuadër që në këtë edicion e kanë mundur dy herë dhe një tjetër sukses do të vlente për t’u afruar më tepër me vendet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat