Si ngjason Lautaro Martinez me kampionët zikaltër?

Futboll

Si ngjason Lautaro Martinez me kampionët zikaltër?

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është një miks mes kampionëve të mëdhenj dhe goleadorëve të historisë zikaltër.

Ka diçka të ngjashme nga të gjithë dhe kjo e bën atë një lojtar madh dhe një kampion të vërtetë që po udhëheq formacionin zikaltër drejt sukseseve. Le ta nisim nga Meaca. Është lider si ai. I qetë dhe i heshtur, driblonte mbrojtësit dhe shënonte pa shumë bujë. I tillë është edhe Lautaro. Lider. Nga Niers ka forcën, si atë fiziken ashtu edhe në goditje.

Ngjason me Altobelin për golat vendimtarë.

Në vitet e fundit ka filluar të shënojë në ndeshjet e rëndësishme, në derbi apo duelet që janë jetë a vdekje për skuadrën zikaltër. Lautaro Martinez është një sulmues i kompletuar ashtu si Sandro Macola. I fortë, teknik, i shpejtë. I ka të gjitha nga pak.

“El Toro” është gjithashtu guximtar, karakteristikë që e kishte Boninsenja. Edhe pse jo të gjatë dhe trupmëdhenj, kishin zemër në gjithçka.

Kapiteni i Interit ka pasur fatin që të luajë vetëm me njërin prej goleadorëve, Mauro Ikardit. Prej tij ka marrë instiktin e golit. Mos të harrojmë “Bobon”. Si Vieri, Lautaro ka progresionin për t’u shkëputur pas shpinës së mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat