Tebas paralajmëron Realin

Futboll

Tebas paralajmëron Realin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Tebas

Polemika dhe diskutimi i madh në Spanjë, sërish Real Madridi është në qendër.

Të dielën e kaluar Los Blancos arritën të fitojnë 1-0 kundër Sevillas falë një goli të shënuar nga veterani Modric, por në qendër të debatit publik iberik nuk është aq aksioni i golit, por arbitrimi, i cili ka përfunduar në qendër të polemikave.

Në sfond është ndjesia, e shprehur me fjalë nga disa dhe ndoshta e mbajtur më shumë e fshehur nga të tjerët, se televizioni zyrtar i Real Madridit po ushtron presion mbi arbitrat përmes një serie videosh.

Një temë që ka mbërritur edhe në dhomat e zhveshjes, ku disa lojtarë janë të bindur se këto veprime në vend që t’i favorizojnë siç mendojnë shumë, janë në dëm të tyre.

Lidhur me këtë, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, mban një qëndrim:

“Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë ankesë të drejtpërdrejtë, por do ta çojmë çështjen në gjykatë dhe me të vërtetë mendoj se ky fakt në televizionin e Real Madrid bie në kundërshtim me rendin e mirë sportiv.

“Është në rregull të kritikosh dhe të thuash që disa gjëra nuk janë në rregull, por jo të ankohesh vazhdimisht, duke besuar se je superior. Por unë mendoj se Real Madridi, si një klub i nderuar që është, nuk mund ta mbështesë këtë tezë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat