Alisha Lehmann mahnit jo vetëm me bukurinë

Futboll

Alisha Lehmann mahnit jo vetëm me bukurinë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:09
Alisha Lehmann

Alisha Lehmann, 35 vjeçe, e konsideruar futbollistja më e bukur, nuk mund të fajësohet për asgjë.

Ajo është mbretëresha absolute e rrjeteve sociale, ku numëron miliona ndjekës, por kjo nuk i heq vlerën kur vesh këpucët e sportit.

Në fakt, sulmuesja e Aston Villa është një lojtare e nënvlerësuar me topin në këmbë, e megjithatë i ka treguar tashmë aftësitë e saj në fushë.

Në një video të bërë publike nga CNN, futbollistja shihet duke luajtur me topin gjatë grumbullimit të kombëtares zvicerane, e cila këto ditë ka pasur një miqësore të dyfishtë ndaj Polonisë: e para u fituar 4-1, ndërsa e dyta do të luhet sot pasdite nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat