Bajrami dhe Kumbulla me trajner të ri, Sassuolo shkarkon Dionisin

Futboll

Bajrami dhe Kumbulla me trajner të ri, Sassuolo shkarkon Dionisin

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:20
Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla pritet që të ndryshojnë trajner në klubin ku militojnë, sepse Sassuolo ka vendosur të shkarkojë trajnerin Alessio Dionisi.

Drejtuesit e klubit italian nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen ndaj Empolit, që rezultoi vendimtare për të ardhmen e trajnerit. Sassuolo po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku ka pësuar 5 humbje në 6 ndeshjet e fundit. Vendimi për zëvendësuesin e teknikut pritet të merret në orët në vijim.

Klubi zikaltër do të tentojë kështu t'i japë një shtysë skuadrës, aktualisht e katërta nga fundi në Serie A me 20 pikë, në betejë të plotë për të shmangur rënien nga kategoria.

Sassuolo do të rikthehet në fushë të mërkurën më 28 shkurt për rikuperimin e ndeshjes kundër Napolit e shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, dhe ende nuk dihet se kush do të ulet në stolin vendas në stadiumin Mapei. Ndërkohë, stërvitja e së dielës së 25 shkurtit, e planifikuar fillimisht për në orën 11:00, është shtyrë për në orën 15:00.

Kandidatët- Sassuolo po vlerëson disa emra për të zëvendësuar Dionisin, i cili e drejton Sassuolo-n që nga viti 2021.

Në listë janë edhe Davide Ballardini (i cili është ende nën kontratë me Cremonese) dhe Leonardo Semplici. Ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje të brendshme, me promovimin e trajnerit aktual të skuadrë së të rinjve-s, Emiliano Bigica. Javët e fundit është studiuar edhe pista Fabio Grosso, por diskutimet nuk vazhduan më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat