Ermal Krasniqi gjen golin e tretë në kampionat rumun

Futboll

Ermal Krasniqi gjen golin e tretë në kampionat rumun

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:57
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi gjen golin e tretë në kampionat me Rapid Bucuresti në elitën e futbollit rumun, me ish-sulmuesi i Ballkanit, i larguar pak më shumë se një vit më parë nga skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Poli Iasi.

Ishte minuta e 52′-të kur 25-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo vetëm tri minuta më vonë Bettaieb barazoi shifrat, ndërsa ndërsa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Roman përmbysi rezultatin në 2-1.

Rapid Bucuresti ndal serinë e fitoreve radhazi në kampionat, por mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Cluj.

Ermal Krasniqi deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte pjesë e CFR Cluj, por u ble nga Rapidi i Bukureshtit skuadër me të cilën nënshkroi për 2 sezone e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat