Sulmon gjyqtarin pas humbjes

Futboll

Sulmon gjyqtarin pas humbjes

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:34
Pamje

Humbja 0:2 përballë Pogradecit në ndeshjen e Grupit B të Kategorisë së Dytë, ka sjellë protesta të shumta nga skuadra e Maliqit.

Ajo fillimisht vendosi të largohej nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të takimit, kur u dhanë dy penallti kundër saj dhe një karton i kuq,.

Por më pas u vendos të vazhdohej ndehsja, e cila u mbyll me fitoren e miqve, mes protestave për gjyqtarin Mikele Drymishi, të cilit iu kushtuan edhe disa postime radhazi në rrjetet sociale të klubit.

“SKANDAL! Dy penallti për Pogradecin dhe karton i kuq për Maliqin në pjesën e parë! Ky është turp, kamikazi Mikele Dyrmishi duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shfaqje bastarde!”, shkruhej fillimisht në një postim.

“Dy penallti kundër dhe karton i kuq për portierin Dramolli! Jemi të shtangur! Kamikazi Mikele Dyrmishi, sapo baltosi gjithë futbollin shqiptar me këto vendime të turpshme”, postoi pak më vonë klubi i Maliqit, duke shprehur indinjatën ndaj vendimeve në ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat