Sulmohet autobusi i Fortalezas, 6 lojtarë në spital

Futboll

Sulmohet autobusi i Fortalezas, 6 lojtarë në spital

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:21
Lojtari i lënduar

Skuadra braziliane është sulmuar nga një grup tifozësh të Sport Refice pas ndeshjes së Kupës

Fatkeqësi për lojtarët e Fortalezës pas barazimit ndaj Sport Recife në Copa do Nordeste në Brazil.

Në fund të ndeshjes, e cila përfundoi 1-1, autobusi i klubit u qëllua me gurë në dalje të Arena Pernambuco nga një grup mbështetësish të organizuar të skuadrës kundërshtare.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të shihen xhamat e thyer, copa xhami kudo dhe sedilje të gjakosura.

Gjashtë lojtarë të Fortaleza u lënduan dhe u dërguan në Spitalin e Real Portugez, siç raportohet në shënimin zyrtar të klubit:

"Gjashtë lojtarë u goditën: portieri Joao Ricardo u plagos me një prerje në vetull dhe mbrojtësi i majtë Gonzalo Escobar pësoi një goditje në kokë. Mbrojtësi i djathtë Dudu, mbrojtësit Titi dhe Brítez dhe mesfushori Lucas Sasha u plagosën nga xhamt. Sportistët e tjerë do t'i nënshtrohen trajtimit mjekësor për të hequr copat e xhamit nga trupi i tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat