​Tifozët e Atletico Madridit padisin Interin, ata të Milanit marrin hot dog falas

Futboll

​Tifozët e Atletico Madridit padisin Interin, ata të Milanit marrin hot dog falas

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ndërsa tifozët e Rennes po dhurojnë hot dog falas për tifozët e Milanit, ultrasit e Atletico Madridit njoftuan për padi kundër Interit, UEFA-s dhe autoriteteve lokale.

Eksperienca kur je tifoz i pranishëm në stadium mund të jetë e ndryshme, sidomos kur e kalon kufirin për të shikuar ndeshje në garat evropiane.

Tifozët e Milanit janë miqësor me ata të Rennes, pasi që të dy skuadrat kanë ngjyrat e njëjta kuqezi, dhe “Rossonerët” u pritën me hot doga para ndeshjes së sotme në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, tifozët e Atletico Madridit nuk kishin eksperiencë kaq të mirë të martën mbrëma në “San Siro”, në humbjen 1:0 të skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Më shumë se 3500 tifozët udhëtuan drejt “San Siros” atë natë.

Tani më shumë detaje po dalin pasi bashkimi i tifozëve të Atletico Madrid njoftoi veprime ligjore kundër Interit, UEFA-s, stafit të sigurisë në “San Siro” dhe autoriteteve lokale.

Ata pretendojnë se grupi i tifozëve të jashtëm ishte mbështjellë në një hapësirë të vogël në pritje për të kaluar nga njëra derë drejt kthesave për kontrolle sigurie, gjë që shkaktoi rrezikun e një përplasjeje.

Problemet vazhduan edhe pas fishkëllimës së fundit, me raportime se ata u mbajtën brenda “Giuseppe Meazza” për më shumë se një orë dhe për këtë arsye kishin probleme me kthimin në hotelet e tyre, pasi dy nga tre linjat e metrosë ishin mbyllur.

“Ne gjithmonë kemi mbështetur veprimet kundër tifozëve të dhunshëm, por është e pakuptueshme që kjo të shtrihet tek të gjithë mbështetësit. Është e pajustifikueshme dhe i kërkojmë klubit tonë të marrë masa për të siguruar që këto ngjarje fatkeqe të mos përsëriten. Nuk mund të trajtosh mijëra njerëz sikur të ishin bagëti", shkruante në komunikatën e ultrasve të Atleticos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat