Vendimi i takon klubit

Futboll

Vendimi i takon klubit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Marotta

Calhanoglu nuk fshihet. Mesfushori turk ka thënë hapur për DAZN se është numri një.

Ose më mirë mesfushori organizator më i mirë në qarkullim.

“Muaj më parë thashë se isha ndër më të mirët në pozicionin tim dhe askush nuk më besoi, por unë gjithmonë besoj në veten time, i njoh cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush. Ndjehem sikur jam numri një për golat dhe pasimet që bëj, por gjithmonë ka vend për përmirësim”.

Calhanoglu më pas foli për të ardhmen e tij, duke ‘ia kaluar’ topin klubit:

“Tek Inter ndihem i rilindur. Është ndryshe, nuk mund ta shpjegosh… Kur mbërrita këtu Ausilio, Inzaghi dhe shokët e ekipit më dhanë një dorë të madhe. Kjo është një familje e madhe.

“Erdha me kosto zero, kështu që në fund klubi gjithmonë vendos. Tashmë kam thënë që vendimi është i tyre, por dua të qëndroj”, përfundoi Calhanoglu, i cili muaj më parë refuzoi oferta të pasura arabe dhe kontrata e të cilit me zikaltrit skadon në qershor 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat