Propozim i ri për modernizimin e “San Siros”

Futboll

Propozim i ri për modernizimin e “San Siros”

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Pamje e stadiumit

Bashkia e Milanos vijon përpjekjet për të mos lejuar Interin dhe Milanin të largohen nga “San Siro” dhe të ndërtojnë stadiumet e tyre moderne në zona të tjera të kryeqendrës së veriut italian.

Këtë të enjte drejtuesit më të lartë të dy klubeve kanë zbarkuar në bashkinë e qytetit për t’u takuar me kryebashkiakun Sala dhe për t’u njohur me propozimin e ri për rikonstruksionin e stadiumit.

Bëhet fjalë për një propozim të kompanisë së mirënjohur WeBuild, e cila ka marrë përsipër të rikonstruktojë dhe modernizojë stadiumin, pa detyruar skuadrat të largohen nga aty.

Në letër bëhet fjalë për një propozim interesant, që josh jo pak edhe dy klubet, megjithatë mbetet të shihet sa bindës ka qenë plani i WeBuild për të modernizuar “San Siron” paralelisht me zhvillimin e ndeshjeve aty nga klubet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat