Calzona: Barcelona nuk më tremb aspak

Futboll

Calzona: Barcelona nuk më tremb aspak

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:47
Francesco Calzona

Francesco Calzona ka thënë fjalët e para si trajner i Napoli-t, në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelona-s, e vlefshme për takimin e parë të raundit të 1/8-ave.

Në nisje të fjalës, Clazona falenderoi Federatës Sllovake që e lejojë të largohet nga kombëtarja e tyre për të marrë drejtimin e Napoli-t.

“Doja të filloja duke falënderuar Federatën Sllovake dhe Presidentin Kovacic sepse më lejoi të kem këtë mundësi për të ardhur te Napoli. Merita u shkon atyre dhe lojtarëve.

Falënderoj edhe popullin sllovak sepse tregoi shumë respekt për mua”-tha ai.

Ndërsa më tej, duke folur për sulmuesin kryesor të Napolit, Victor Osimhen, Calzona theksoi se nigeriani është në super formë.

“Ai u stërvit me ekipin, nuk ishte një seancë shumë e gjatë, por ai u stërvit me shpejtësi të plotë, do të vlerësohet si pjesa tjetër e skuadrës nesër pas seancës së fundit stërvitore”-deklaroi tekniku.

Sa i përket ndeshjes ndaj Barcelonës, Calzona u shpreh se nuk e tremb aspak, pasi sipas tij Napoli është një ekip i fortë.

“Jam i lumtur, që mbërrita në këtë moment adrenaline. Debutimi është i rëndësishëm, ndaj një kundërshtari të fortë. Megjithatë, e gjithë kjo nuk më tremb sepse Napoli është një ekip i fortë.

Lojtarët thjesht duhet të rizbulojnë disa koncepte, por ata janë të fortë. Kjo më bën të lumtur”-tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat