​Napoli-Barcelona, formacionet zyrtare

Futboll

​Napoli-Barcelona, formacionet zyrtare

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:47
​Napoli-Barcelona

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë nikoqir i derbit mes Napolit dhe Barcelonës, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë në kuadër të raundit të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Kampioni italian dhe kampioni spanjoll përballen sot mes vete, me synimin e vetëm te fitorja, ndërsa që të dy skuadrat nuk po e kanë një sezon aktual të mirë.

Barcelona fitoi në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigos me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Napoli barazoi 1:1 me Genoan në Serie A.

Përballja e fundit mes Napolit dhe Barcelonës daton në muajin shkurt të vitit 2022, ku asokohe Barça fitoi me shifrat 4:2 si mysafire.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Napoli mungon Piotr Zielinski kurse te Barcelona nuk do të paraqiten Alonso, Balde, Gavi dhe Torres.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Anguissa, Lobotka, Cajuste; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Martinez, Cancelo; De Jong, Gundogan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Roque

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat