​Liverpooli me plot lëndime synon fitoren sot kundër Luton Town

Futboll

​Liverpooli me plot lëndime synon fitoren sot kundër Luton Town

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:36
​Liverpool dhe Luton Town

Sonte me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Luton Town, e vlefshme kjo për xhiron e 26 të këtij sezoni.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Liverpooli e mposhti 4:1 Brentfordin, kurse Luton pësoi humbje 2:1 nga Manchester United.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp synojnë me çdo kusht fitoren sot, pavarësisht lëndimeve që e kanë kapluar skuadrën, që ta vazhdojnë garën për titullin e Premier Ligës.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 57 pikëve, krahas Lutonit që renditet i 18 me vetëm 20 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk paraqiten Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Diogo Jota, Jones, Matip, Thiago, Szobszlai ndërsa në dyshim janë Nunez dhe Salah, kurse te Luton mungojnë Adebayo, Andersen, Brown, Lockyer, Nakamba dhe Hashioka.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Endo, Mac Allister; Diaz, Gakpo, Elliott

Luton Town (3-4-2-1): Kaminski; Bell, Osho, Mengi; Ogbene, Barkley, Lokonga, Doughty; Townsend, Chong; Morris

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat