Lëndohet lojtari më i pasur në botë

Futboll

Lëndohet lojtari më i pasur në botë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Faiq Bolkiah, futbollisti më i pasur në botë, me rreth 20 miliardë euro pasuri, pasi është nipi i Sulltanit të Bruneit, është shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim në këmbë gjatë një ndeshjeje në Premier Ligën Tajlandeze.

Nipi milioner i Sulltanit të Bruneit, i cili në Evropë ka luajtur në ekipet e të rinjve të Maritimo (Portugali), Leicester City (Angli), Southampton (Angli) dhe Chelsea (Angli), aktualisht luan për klubin tajlandez, Ratchaburi.

Faiq Bolkiah, i cili është 25 vjeç, u lëndua pasi hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e parë në ndeshjen midis Ratchaburi dhe Police Tero në stadiumin Boonyachinda.

Tanawat Nitikanchana, president i Ratchaburi, raportoi për shëndetin e Faiq Bolkiah, duke u ndier fillimisht i trishtuar, por edhe donte t’i dërgonte një mesazh inkurajimi për lojtarin.

“Sot është dita më e trishtuar. Vëllai im, Princi Faiq Jefri Bolkiah u lëndua duke luajtur për ne”, ka thënë fillimisht Nitikanchana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat