Mesfushori francez: Për pak sa nuk u përplasa me Gattuso-n kur e kisha trajner

Futboll

Mesfushori francez: Për pak sa nuk u përplasa me Gattuso-n kur e kisha trajner

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Tiemoue Bakayok

Mesfushori i Lorient, Tiemoue Bakayoko ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet franceze, ku foli jo vetëm për titullin e fituar me Milan-in e Pioli-t, por edhe për një nga legjendat e klubit “kuqezi” Gennaro Gattuso-n.

Bakayoko foli për anën më njerëzore të ish-trajnerit të tij, ndërsa shtoi se është shumë i dashur.

“Kam kujtime të bukura nga Gattuso, i cili më ka trajnuar fillimisht te Milani dhe më pas te Napoli, pavarësisht se një herë për pak sa nuk u përplasëm.

Gjithmonë na ka kërkuar të japim më të mirën, fjalimet e tij na kanë bërë gjithmonë mirë. Ai është një djalë shumë i dashur, ai ishte gjithmonë pranë jush, edhe për çështjet jo-futbollistike”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat