Mazzarri: Ndihem napolitan

Futboll

Mazzarri: Ndihem napolitan

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:44
Walter Mazzarri

Pas mbylljes së ndeshjesh Napoli-Genoa, që përfundoi me rezultatin 1:1, kampionët në fuqi të Italisë u vërshëllyen nga tifozët në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i Napolit Walter Mazzarri u shpreh se është më i acaruar se tifozët sepse ndihet napolitan.

“Jam më i zemëruar se tifozët për rezultatet.

Ndihem napolitan dhe jam më keq se ata, por unë gjithashtu duhet të jem racional dhe nuk mendoj se ndeshja ishte aq keq.

Nëse skuadra bën pak a shumë njësoj si vitin e kaluar, por nuk arrin të shënojë ndodh sepse të tjerët mbyllen mirë dhe po ashtu edhe sepse shfaqim paqartësi para portës. Mungesa e qartësisë para portës nuk varet nga përkushtimi”-theksoi Mazzarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat