Ndeshje me 4 gola në Veronë, Juventusi befasohet

Futboll

Ndeshje me 4 gola në Veronë, Juventusi befasohet

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Veronën.

Goli më i bukuri i ndeshjes, jo vetëm i kësaj ndeshje, padyshim është në minutën e 11-të, futbollisti Folorunsho nuk e lë topin të bie në tokë por nga rreth 16-17 metra goditi fuqishëm dhe topi futet në këndin e djathtë të Juventusit. 

Vllahoviq nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e  28-të. 

Vendasit sërish në epërsi por kësaj radhe shënoi Noslin në minutën e 52-të. 

Pas tre minutave (55') Rabiot ka barazuar rezultatin 2:2.

Pas javës së 25-të, Juventusi zë vendin e 2-të me 54 pikë e ka një ndeshje më shumë e 9 pikë më pak se lideri Interi, Verona është në vend të 18-të me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat