Dinamo City dhe Laçi ndajnë pikët, Skënderbeu shkatërron Erzenin

Futboll

Dinamo City dhe Laçi ndajnë pikët, Skënderbeu shkatërron Erzenin

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Pamje nga ndeshja

Laçi dhe Dinamo City u ndalën në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 24-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat shënuan një herë në secilën pjesë, me dinamovitët që kaluan të parët në avantazh.

Ekipi i Dritan Mehmetit mori kryesimin në minutën e 29’, falë një super goli të realizuar nga Dennison Silva, që goditi shkëlqyeshëm brenda zonës dhe nuk i la asnjë mundësi portierit Dajsinani.

Kurbinasit e Mirel Josës zhvilluan një lojë shumë të mirë, me raste të shumta shënimi dhe dominim në mbajtjen e topit. Tentativat e shumta të Laçit u shpërblyen në minutën e 71’, kur Klinti Qato realizoi një gol spektakolar nga distanca me një goditje të fortë me të djathtën. Edmir Sali i shtangur dhe në Laç të entuziazmuar për këtë gol barazimi që mund të konsiderohet edhe si një nga më të bukurit e këtij sezoni.

Në të 88’, Dennison pati sërish mundësinë për të kaluar Dinamon në avantazh, por u ndal shkëlqyeshëm nga Dajsinani. Sfida u mbyll në barazim 1-1, me Laçin që zbret në vendin e 7-të me 29 pikë, ndërkohë që Dinamo humb mundësinë për të barazuar Tiranën e vendit të katërt dhe mbetet e pesta me 32 pikë.

Në sfidën tjetër, Skendërbeu mundi 3-0 Erzenin në transfertë. Golat për ekipin korçar u shënuan nga Ahanonu dhe Nikaj, me këtë të fundit që sigloi dygolësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat