Shqiptarët e Kosovës bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit rumun

Futboll

Shqiptarët e Kosovës bëjnë “ligjin” në elitën e futbollit rumun

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:23
Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani

Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani ishin vendimtarë në fitoren 2:0 të Rapid Bukureshtit ndaj Hermanstadtit, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të elitës së futbollit rumun.  

Vlen të theksohet fakti se Krasniqi shënoi për 1-0 në minutën e 54-t. Gjithashtu ai asistoi për Rrahmanin, që realizoi për 2-0 në minutën e 66-të. 25-vjeçari gjithashtu u shpall lojtar i ndeshjes. 

Rrahmani e Krasniqi startuan titullarët te Rapidi, ndërsa Florent Hasani u aktivizua në minutën e 75-të të sfidës. 

Rapidi po vazhdon garën për titullin kampionat, teksa është pozicionuar i dyti në tabelë me 48 pikë. Udhëheq FCSB me 54 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Për Krasniqin ishte goli i dytë me Rapidin, ndërsa Rrahmani ka nëntë gola në 11 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat