Formacionet zyrtare, Milan-Rennes përballen sonte për herë të parë në histori
Milan-Rennes përballen për herë të parë në histori sonte, në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League, sfidë që nis në orën 21:00 në “San Siro” dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.
Ndërsa jemi në prag të këtij takimi, trajnerët Pioli dhe Stephan kanë vendosur se si do zbresin në fushën e blertë skuadrat e tyre.
Vlen të theksohet se Milan do duhet të bëjë sonte pa kapitenin Calabria, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të “kuqezinjve” në kampionat ndaj Napolit.