Kroatët janë bëjnë të qartë Jarnit: Nëse nuk përshtatesh në familje, del jashtë saj

Futboll

Kroatët janë bëjnë të qartë Jarnit: Nëse nuk përshtatesh në familje, del jashtë saj

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:45
Robert Jarni

Deklarata e Robert Jarnit u bë kryefjala e opinionit të futbollit kroat, pasi që deklaroi se do të mbështeste Betisin kundër Dinamos së Zagrebit dhe federata kroate e shkarkoi menjëherë nga posti i selektorit të kombëtares kroate U-17 në futboll.

Të shumta janë reagimet dhe opinionet e futbollistëve kroatë, por të gjithë bien dakord për një gjë, se Jarni ka të drejtë të mbështesë kë të dojë, por që nuk i lejohet të thotë publikisht, sidomos si trajner i kombëtares së të rinjve.

“Njoftimi i HNS është i shkëlqyeshëm! Jarni ka të drejtë të mbështesë kë të dojë, por ju nuk mund të jeni anëtar i familjes së Federatës tonë, trajner i një kombëtareje të të rinjve dhe më pas kur klubi ynë kroat luan në Evropë, nuk mund të deklaroni publikisht se përkrahni një klub të huaj.

Në zemrën tënde, mund të jesh tifoz i çdo klubi të huaj kur luan kundër një kroati, por nëse e artikulon publikisht, atëherë po u dërgon mesazhin e gabuar të të rinjtë që luajnë në kombëtaren tënde të rë rinjve.

Si përfundim, nëse nuk përshtatesh në familje, atëherë del jashtë saj”, tha për mediumin “News Sports” Bozhidar Shikiç, anëtar i Bordit Ekzekutiv të federatës kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat