Situatë shqetësuese

Futboll

Situatë shqetësuese

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:54
Roj Hodson

Një situatë shqetësuese ka ndodhur te Kristal Palas, me trajneri Roj Hodson që nuk është ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore pas stërvitjes me skuadrën.

Kjo gjë ka shtyrë menjëherë klubin që të anulonte konferencën për shtyp të teknikut 75-vjeçar përpara duelit me Evertonin.

E ardhmja e teknikut veteran anglez është në fije të perit, me Kristal Palasin që vazhdon të marrë rezultate të dobëta ndeshje pas ndeshjeje.

Duket se tashmë dhe gjendja e tij shëndetësore mund ta shtyjnë Hodsonin që të tërhiqet vetë nga bankina e klubit londinez, edhe pse sipas raportimeve nuk mësohet të ketë diçka serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat