Effenberg: Fazë tranzicioni, grupi historik është në fund të ciklit të tij

Futboll

Effenberg: Fazë tranzicioni, grupi historik është në fund të ciklit të tij

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:12
Stefan Effenberg

Stefan Effenberg, legjenda e futbollit gjerman, foli për çështje të ndryshme aktuale që kanë të bëjnë me Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën. Ish-mesfushori filloi me një mendim për Real Madridin: “Ka një përzierje yjesh dhe lojtarësh të talentuar e të uritur.

Për më tepër, Carlo Ancelotti është një trajner që thjesht ndihet i qetë në Madrid dhe identifikohet me rolin e tij. Ishte gjë e mirë që Karim Benzema tha lamtumirë dhe Vinicius Júnior e shokët e tij fituan lirinë për të qenë protagonistë. Real Madridi duket mjaft i uritur, ky ekip është legjendë e vërtetë”.

Mbi problemet e Bayernit: “E shoh ende në fazën e tranzicionit. Lewandowski është larguar, Müller nuk luan më rregullisht, Neuer ka ende një ose dy vite karrierë. Për dy ose tri vite do të flasim ndryshe për Bayernin. Skuadra bavareze nuk shkëlqen më si në vitin 2020, nuk e ka më atë nivel maksimal.

Për mua, Bayerni është në fund të një cikli të madh, është në udhëkryq, nuk e dimë se ku do të na çojë udhëtimi në të ardhmen. Shpresoj që Kimmich të qëndrojë”.

Tuchel, brenda apo jashtë: “Momenti është i komplikuar dhe pason turbulencat në menaxhim. Ata e nisën sezonin e ri me një skuadër të reduktuar dhe probleme të mëdha dëmtimesh. Tuchel padyshim që po bën më të mirën në këto rrethana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat