Zidane deklarohet tifoz i Bellinghamit

Futboll

Zidane deklarohet tifoz i Bellinghamit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Jude Bellingham e Perez

Zinedine Zidane, ish-lojtar dhe trajneri i Real Madridit, është një nga zërat më autoritativ për të analizuar të gjitha aktualitetet e klubit të bardhë. Francezi, i cili mbetet imazh i “Adidas”, mori pjesë në një event të markës gjermane dhe foli për dy yjet në “qiellin e bardhë”: njëri prej tyre, Jude Bellingham, tashmë po shkëlqen me dritën e tij, ndërsa tjetri, Kylian Mbappé, është ai që mund të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll merkaton e verës së ardhshme.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën gjëra të pabesueshme. Mund ta imagjinonit se çfarë do të bënte, por ai i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë me atë që po bën”, – tha Zidane. Mesfushori anglez është futbollisti më i ngjashëm që ka kërcyer me topin në fushën e “Santiago Bernabeut” dhe shifrat e tij, 20 gola e 8 asiste, i kanë dhënë të drejtë klubit të bardhë për 103 milionë eurot e shpenzuara verën e kaluar.

Pas pjesës së parë të sezonit, ecuria e futbollistit e ka rritur vlerën e tij në treg, duke e bërë anglezin futbollistin e dytë më të vlefshëm në botë: 180 milionë euro. “Nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 20 vjeç. E ka nisur me shumë dëshirë dhe gola në Madrid.

E ka vendosur stekën shumë lart dhe thjesht po i tregon botës se çfarë është. Vërtet fantastike ta shoh kështu”, – shpjegoi legjenda franceze.

Për më tepër, Zidane nuk donte të përfshihej në të ardhmen e Kylian Mbappe-së, vazhdimësia e të cilit te PSG është më pezull se kurrë: “Flitet shumë për këtë, ka shumë thashetheme, por realiteti është se ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Të presim e të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat