Manchester United synon kapitenin e Interit

Futboll

Manchester United synon kapitenin e Interit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:42
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez është një nga objektivat kryesorë të Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportohet nga “Fichajes.net”, sulmuesi i Interit është një kërkesë personale e trajnerit Erik ten Hag, i cili e pëlqen shumë argjentinasin dhe dëshiron ta sjellë në “Old Trafford” për të ngritur nivelin e skuadrës dhe për të arritur objektiva më të larta se ato aktuale.

Klubi zikaltër dhe vetë lojtari janë shprehur shumë optimistë për rinovimin e kontratës së Lautaros, i cili gjithsesi ka një marrëveshje që skadon në vitin 2026, por marrëveshja totale ende nuk është arritur.

Në rast të një oferte të majme gjatë verës, kush e di, Steven Zhang mund të lëkundet dhe gjithashtu të heqë dorë nga kapiteni dhe lideri i skuadrës.

Plani i Mançester Junajtid për të bindur Interin është të paraqesë një ofertë shumë të lartë, që sigurisht do të duhet të jetë mbi 100 milionë euro, sepse ky është vlerësimi që i bën klubi argjentinasit.

Këtë sezon ai ka bërë 30 paraqitje në Serie A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Italisë, duke shënuar 22 gola. Interi shpreson të mos e humbasë, Manchester United ëndërron ta blejë. Njëri nga të dy do të jetë i pakënaqur, mbetet të shihet se kush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat