Allegri: Duhet të kthehemi në Champions

Futboll

Allegri: Duhet të kthehemi në Champions

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:55
Pamje nga një ndeshje

Juventusi u mund në shtëpi nga Udinese vetëm pak ditë pas humbjes ndaj Interit e ndoshta i ka thënë lamtumirë ëndrrave të kampionatit:

“Ky është një moment i veçantë, më vjen keq që morëm vetëm një pikë në tri ndeshje. Mbetemi të qetë, sepse kemi një objektiv të rëndësishëm për të arritur: pjesëmarrjen në Champions.

Nuk janë 15 ditë të shkëlqyera mes ndeshjes në Empoli dhe takimit me Udinesen, por kjo nuk duhet të hedhë poshtë punën e bërë deri tani, që është e jashtëzakonshme. Këto momente të forcojnë”, deklaroi pa ndeshjes Allegri.

Përpjekja për të rivalizuar me Interin ishte një nxitje e rëndësishme për ne, por ata janë ndërtuar prej vitesh për të fituar titullin dhe po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm. Ne kemi një rrugë tjetër: duhet të kthehemi në Ligën e Kampionëve.

Kur fituam nëntë kampionate, Juvja ishte skuadra më e fortë dhe ishte normale të fitonim, edhe pse gjithmonë ishte e vështirë. Interi po mban një ritëm të jashtëzakonshëm dhe meriton vetëm komplimente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat