Tallje epike e Interit me Lukakun: Jo në shtëpinë time

Futboll

Tallje epike e Interit me Lukakun: Jo në shtëpinë time

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:56
Pamje nga ndeshja

Tradhtia e Romelu Lukakut i cili nuk pranoi të kthehej te Interi në verë, djeg ende në klubin zikaltër, që ka shfrytëzuar fitoren e mbrëmshme ndaj Romës për një hakmarrje të vogël ndaj ish-sulmuesit.

Lukaku ishte ndër protagonistët negativë në këtë ndeshje, pasi shpërdoroi dy raste të mira për të shënuar, fillimisht me kokë e më pas më këmbë para Sommer.

Pikërisht ky rast i dytë, pa se si portieri ndali lojtarin belg duke iu hedhur në këmbë për t’i bllokuar topin.

Pikërisht ky moment është përdorur nga Interi për një tallje epike me Lukakun. Fotoja e atij dyluftimi u publikua pas ndeshjes në rrjetet sociale.

“Not in my house” (Jo në shtëpinë time), shkruhej në atë postim që tregonte se si Zomer i kishte hequr mundësinë belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat