Voska Sport vazhdon kontratën me Aleksa Marushiq!

Futboll

Voska Sport vazhdon kontratën me Aleksa Marushiq!

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:10
Aleksa Marushiq

Voska Sport vazhdon kontratën me Aleksa Marushiq!

"Sportmania" mëson ekskluzivisht se Voska Sport vazhdon kontratën me sulmuesin malazes, Aleska Marushiq.

24 vjeçari zhvilloi super gjysmësezon vjeshtor me ekipin nga Ohri, e si pasojë shumë skuadra nga jashtë ishin të interesuara për të.

Jo zyrtarisht interes kishte nga Turqia, ndërsa oferta zyrtare në adresë të Voskës kishin ardhur nga Rumania dhe Sllovenia.

Mirëpo duke vlerësuar gjysmësezonin pranveror ku Voska paralel luan për mbijetesë në kampionat dhe ndërkohë kërkon Evropën përmes Kupës, drejtuesit e klubit vendosën të refuzojnë çdo ofertë për Marushiqin, duke vendosur ta mbajnë sulmuesin në skuadër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat