Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Futboll

Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Pamje

Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta në Argjentinë!

Një episod qesharak ndodhi në Argjentinë gjatë ndeshjes San Lorenzo dhe Union Santa Fe e vlefshme për kampionatin elitar kombëtar.

Sfida u pezullua pasi një qen u fut në fushë dhe nuk donte të largohej, teksa po argëtohej në terrenin e lojës.

Ai fillimisht iu afrua njërës nga dy portat përpara se të qëndronte në pjesën qendrore të fushës.

Loja u ndërpre për afro 15 minuta para se dikush më në fund arriti të kap kafshën dhe ta kthejë tek pronari i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat