Zhegrova dhuron asist, por Lyon eliminon Lillen

Futboll

Zhegrova dhuron asist, por Lyon eliminon Lillen

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:34
Zhegrova

Lyon kalon në çerekfinalet e Kupës së Francës pas triumfit 2-1 ndaj ekipit të Lille, teksa për këta të fundit mbyllet këtu rrugëtimi në këtë kompeticion.

Ndeshja e raundit të 1/8-ave ishte shumë e luftuar, me raste të shumta nga të dyja skuadrat.

Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin nga Leao.

Në minutën e 40’ Orban gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Cherki dhe njëkohësisht kaloi vendasit në avantazh.

Teksa në minutën e 47’ Cherki realizoi golin e dytë për Lyon-in, duke i dhuruar siguri ekipit të tij.

Lille provoi të reagonte dhe në minutën e 53’ Edon Zhegrova dhuroi asist për Alexsandro, i cili ngushtoi diferencën.

Miqtë tentuan që të gjenin barazimin, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1, me Lyon që shkon në çerekfinalet e Kupës së Francës, ndërsa për Lille rrugëtimi në këtë kompeticion mbyllet këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat