Të shqetësuar

Futboll

Të shqetësuar

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:11
Reali i Madridit

Jude Bellingham, Rodrygo, Vinicius Jr, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni. Kjo është baza e re që Reali i Madridit ka zgjedhur për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit, të cilit së shpejti do t’i shtohet një tjetër talent si Endrick dhe një “yll” i padiskutueshëm si Kylian Mbappé.

Një skuadër shumë e fortë, e cila shqetëson shtypin anglez, sepse “mund të dominojë futbollin botëror për një dekadë, veçanërisht nëse sulmuesi francez do të transferohet në “Bernabeu”. Do të ketë ekipin më të mirë U-25”.

Një strategji e qartë, në të cilën spikat puna e Juni Calafat në Brazil: “Është rezultat i viteve të punës në tregun e transferimeve në mënyrë më efektive se çdo klub tjetër në futbollin botëror”.

Edhe zgjedhja për të lënë Benzemanë të largohej “ishte një ftesë e hapur për Mbappénë, i cili kështu mund të respektojë kontratën e tij me PSG-në deri në fund dhe tani është i lirë të transferohet në Spanjë”.

Këtyre kampionëve mund t’u shtohet edhe Alphonso Davies, mbrojtës i majtë 23-vjeçar i Bayernit:

“Reali i Madridit nuk do të ndalet së planifikuari të ardhmen edhe nëse arrin “xhekpotin” këtë verë me afrimin falas të Mbappesë. Drejtuesi e klubit “merengues” nuk do të rrinë duarkryq kur Erling Haaland të vendosë të ndërmarrë një sfidë të re".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat