Girona, një pengesë jo komode për Real Madridin

Futboll

Girona, një pengesë jo komode për Real Madridin

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:12
Girona

Nuk është shumë e zakonshme që një ekip si Girona, me një histori të shkurtër në elitën e futbollit spanjoll të ketë një bilanc të lidhur me Realin e Madridit.

Por ky është realiteti i skuadrës së drejtuar nga Miçel sot, e cila është përballur shtatë herë me gjigantët spanjollë. Në tre prej tyre ka arritur të fitojë, ka barazuar një dhe në tre raste të tjera është mundur nga Madridi.

Këtë të shtunë katalanasit do të vizitojnë “Santiago Bernabeu”-n, një stadium ku kanë treguar vse dinë edhe të fitojnë. Dueli i parë mes dy skuadrave në La Liga u zhvillua në “Montilivi”, në sezonin 2017-2018 (debutimi i Gironës në Primera Division) dhe fitues doli skuadra e drejtuar nga Pablo Maçin në atë kohë.

Një sukses 2-1 me golat e Portu dhe Stuani, dy lojtarë që janë edhe aktualisht pjesë e skuadrës, në një duel që mbahet mend mirë nga të gjithë në Girona. Në ndeshjen e fazës së dytë, Reali i Madridiit fitoi lehtësisht (6-3) si dhe ndeshjen e parë të sezonit vijues (1-4).

Në ndeshjen e kupës që u përballën të dyja skuadrat në sezonin 2018- 2019 nuk pati gola. Po, e bardha. 4-2 në ndeshjen e parë të luajtur në “Bernabéu” dhe 1-3 në ndeshjen e dytë të luajtur në “Montilivi”. Por ndoshta ndeshja më e kujtuar nga të gjithë në Girona ishte ajo e luajtur në javën e 24-të të sezonit 2018-2019, kur Girona “pushtoi” “Santiago Bernabeu”-n. Një 1-2 për katalanasit me golat e shënuar sërish nga Portu dhe Stuani që i dhanë tri pikë skuadrës së Eusebios.

Në fund të atij sezoni Girona ra nga kategoria. Me rikthimin e tyre në elitë, tashmë me Miçelin në krye të ekipit, ata arritën të mos humbin asnjë nga dy duelet ndaj ekipit të Ançelotit në sezonin e kaluar, 1-1 në Madrid dhe një sukses historik 4-2 në “Montilivi” me katër golat që mbajnë firmën e Tati Kastejanos në atë që është sigurisht nata më e mirë e karrierës së futbollistit argjentinas. Dinamika e shkëlqyer ndaj Realit (3 ndeshje radhazi pa humbje), u ndërpre, në fazën e parë në këtë sezon me “los blancos” që fituan pastër 0-3 në “Montilivi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat